• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari Mitreski uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Kryetari Mitreski uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Shkup, 31 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë, Pashkët, për Ipeshkvin e Shkupit dhe Ipeshkvin e Strumicës dhe Shkupit, dr. Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve katolikë.

"Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim t'ju dërgoj juve dhe të gjithë të krishterëve të besimit katolik urime të sinqerta me rastin e festës së madhe të krishterë - Pashkët. Qofshin këto ditë feste paqe dhe dashuri në çdo shtëpi, në çdo zemër. Festat fetare dhe kremtimi i tyre na bashkojnë dhe na kujtojnë se paqja shpirtërore, dashuria dhe respekti për të gjithë janë vlerat e vërteta për të cilat duhet të luftojmë dhe të cilat duhet t'i promovojmë", shkroi kryetari Mitreski në urimin.

Kryetari Mitreski në urim theksoi se të gjithë ne, pavarësisht se cilës fe i përkasim, duhet të kemi dhe duhet të luftojmë për një qëllim të përbashkët, që është jetë më e mirë dhe e ardhme e begatë për ne dhe për gjeneratat e ardhshme. Dhe këtë, siç thotë, do ta arrijmë vetëm nëse respektojmë diversitetin, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare.

"Në këtë festë të madhe të krishterë, kur e festojmë fitoren e jetës mbi padrejtësinë, mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta që na shtyjnë drejt përparimit të mëtejshëm. Ju uroj sukses, forcë, urtësi dhe besim në përmbushjen e misionit Tuaj shpirtëror. Ju uroj shëndet dhe mirëqenie juve dhe më të dashurve tuaj, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", theksoi kryetari Mitreski në urimin drejtuar Ipeshkvit të Shkupit dhe Ipeshkvit të Strumicës dhe Shkupit, dr. Kiro Stojanov. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR