• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryetari i Nju-Jorkut, Adams akuzohet për sulm seksual në vitin 1993

Kryetari i Nju-Jorkut, Adams akuzohet për sulm seksual në vitin 1993

Uashington, 23 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Nju-Jorkut, Erik Adams është akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 1993. Në padi theksohet se gruaja ishte sulmuar kur punonte me Adamsin në administratën e qytetit. 

Në padinë, e parashtruar në Gjykatën Supreme në Menheten, kërkohet dënim dhe dëmshpërblim prej pesë milionë dollarë. 

"Kryetari nuk e di se kush është kjo grua. Nëse ata janë takuar ndonjëherë, ai nuk e mban mend atë. Por ai kurrë nuk do të bënte gjëra për të dëmtuar fizikisht një person tjetër dhe mohon ashpër çdo pretendim të tillë", deklaroi zëdhënësi i Këshillit të qytetit të Nju-Jorkut.

Adams, i cili është demokrat, ishte polic nga Nju-Jorku, ndërsa para se të angazhohej politikisht kishte gradën e kapitenit. Para se të bëhej kryetar i Nju-Jorkut, ai ishte sekretar shtetëror. 

BFI kundër Adams kryen hetim për fushatën e tij në vitin 2021, me çka ishin konfiskuar telefonat e tij, ndërsa agjentët hynë edhe në shtëpinë e sponsorit të tij kryesor të fushatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR