• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryetari I Kuvendit Xhaferi parashtroi Propozim Rregullore për punën e Kuvendit

Kryetari I Kuvendit Xhaferi parashtroi Propozim Rregullore për punën e Kuvendit

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e parashtroi në procedurë të rregullt parlamentare Propozim Rregulloren për punën e Kuvendit, që është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone, që është proces i përbashkët i Kuvendit me Parlamentin Evropian.

"Në Propozim Rregulloren është parashikuar që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja parlamentare e ardhshme që në fakt kontribuoi shumë në miratimin e zgjidhjeve të paanshme me konsensus edhe për deputetët e pushtetit edhe për deputetët e opozitës", informojnë nga Kuvendi.

Propozimi, siç thuhet, tani më është shpërndarë te deputetët në formë të shkruar dhe në formë elektronike a do të propozohet në lexim të parë si plotësim i rendit ditor i seancës plenare 127. të caktuar më 3 tetor 2023. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR