Kryetari i Komunës së Gostivarit shtroi drekë për personat me nevoja të veçanta
- Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta - 3 Dhjetori, kryetari i Komunës së Gostivarit shtroi drekën tradicionale për personat me nevoja të veçanta.
- Post By Fami Bajrami
- 16:56, 3 dhjetor, 2024
Gostivar, 3 dhjetor 2024 (MIA)- Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta - 3 Dhjetori, kryetari i Komunës së Gostivarit shtroi drekën tradicionale për personat me nevoja të veçanta.
Limani poashtu u ndahu mirënjohje për angazhimin çiftit amerikan David dhe Kristi Skidmore.
Në një ngjarje tjetër, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani bashkë ministrin për Punë Sociale Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani ishin te Qendra për Autizëm "Blue Puzzle, nga ku u informuan për punën dhe shërbimet që i ofrojnë.
Personat me aftësi të veçanta gjithmonë kanë qenë prioritet për Komunën e Gostivarit në mënyrë që kjo kategori të ketë mundësi të barabarta në të gjitha fushat e shoqërisë sonë.