• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i i Kuvendit, Afrim Gashi u takua me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan

Kryetari i i Kuvendit, Afrim Gashi u takua me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan

Shkup, 5 shtator 2024

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska dhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Kuvendin e Turqisë, kryetar i të cilit është deputeti Bejxhan Iljas.

Kryetari Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kultivojnë partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona, tha ai, bashkëpunojnë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe Protokolli i Bashkëpunimit në fushën e integrimeve evropiane.

Gashi kujtoi edhe bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik, duke e theksuar faktin se Turqia është vazhdimisht ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë. Në këtë kontekst, Kryetari Gashi theksoi se ne kemi konfirmuar interesin tonë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve turke në vend duke dërguar promotor ekonomik në Turqi, dhe në këtë drejtim po punon edhe Oda Ekonomike e RMV-RT, MATTO.

Kryetari i Kuvendit gjithashtu e falënderoi personalisht ministrin Fidan për kontributin e tij si një nga promotorët e aktiviteteve në vend, të Agjencisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA, e cila ka kohë që është e angazhuar në Maqedoninë e Veriut dhe ka realizuar shumë projekte në kulturë, shëndetësi, arsim, bujqësi, e të ngjashme.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se të dy vendet janë të lidhura me lidhje historike dhe kulturore, ndërsa qytetarët e komunitetit turk në vend dhe qytetarët që kanë emigruar nga këtu dhe jetojnë në Republikën e Turqisë janë urë për avancimin e marrëdhënieve.

Në takim, u theksua edhe bashkëpunimi i frytshëm dhe i suksesshëm në nivel të parlamenteve. Në këtë drejtim, Kryetari Gashi e paralajmëroi vizitën e tij në Ankara dhe takimin me kolegun e tij turk në muajin e ardhshëm.

Shefi i diplomacisë turke, ndërkaq, ia uroi Kryetarit Gashi zgjedhjen e tij në këtë funksion, duke shprehur besimin se kjo përbërje e Kuvendit të RMV-së do të vazhdojë dhe thellojë bashkëpunimin me Turqinë në nivel parlamentar dhe se ky do të jetë edhe më i frytshëm në periudhën e ardhshme. 

KUVENDI i REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

__________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR