• e diel, 19 janar 2025

Kryeministri Mickoski në Samitin BE - Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Mickoski në Samitin BE - Ballkani Perëndimor në Bruksel

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski prej nesër do të qëndrojë për vizitë dyditore të punës në Bruksel ku do të ketë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez dhe me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë. 

Kryeministri Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani do të marrin pjesë në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel në të cilin për herë të parë do të kryesojë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta. 
 
Në Samit do të bisedohet për integrimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes Planit të rritjes, si dhe për çështje të jashtme, të sigurisë dhe emigrimit. 

Gjithashtu, kryetari i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR