Kryeministri irlandez, Leo Varadkar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Besnik Shuki
- 07:31, 12 janar, 2024

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski me nderime më të larta shtetërore do ta presë kolegun e tij irlandez, pas çka do të vijojnë biseda mes tyre dhe dy delegacioneve.
Kryeministri irlandez do të pritet edhe nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Foto: MIA arkiv