• e martë, 25 qershor 2024

Krosi i jep fund karrierës

Krosi i jep fund karrierës

Madrid, 21 maj 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kros ka paralajmëruar tërheqjen e tij pas Kampionatit evropian 2024.

Gjermani 34-vjeçar nuk do të rinovojë kontratën me klubin madrilen, e cila skadon në qershor të këtij viti.

Kros ka luajtur për Real Madridin që nga viti 2014. Këtë sezon ai luajti 46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe nëntë asistime.

Para kësaj, ai ka ripërtëritur karrierën e tij me kombëtaren gjermane për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian, nikoqir i të cilit është vendi i tij nga 14 qershor deri më 14 korrik. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR