Krishtlindja në ITSHKSH edhe në herë shpërndau mesazhe paqeje
- Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në praninë e Zv. Kryeminstrit të Parë, Izet Mexhiti, të diplomatëve, të komunitetit katolik shqiptar dhe të përfaqësuesve të Ipeshkvisë së Kosovës, u organizua një pritje solemne me rastin e festës së Krishtlindjes që mbahet tash më tradicionalisht në ITSHKSH në nderim të figures së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze dhe komunitetit të cilit ajo i takonte. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori I ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, pasi vuri në dukje arsyet e organizimit të kësaj festeje, foli edhe për rëndësinë që kishte Shkupi në fermentimin e vetëdijes kombëtare e kulturore të shqiptarëve nëpër shekuj.
You need to login to view this page