Kremlini: Nuk presim përparim në negociatat përqësore me Ukrainën
- Kremlini nuk pret përparim të rëndësishëm në negociatat paqësore me Ukrainën që duhet të mbahen nesër në Turqi, bëri të ditur zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov. Rusia, siç theksoi, mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve të saj dhe nuk do të devijojë nga qëllimet e përcaktuara fillimisht.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:11, 22 korrik, 2025
Moskë, 22 korrik 2025 (MIA) - Kremlini nuk pret përparim të rëndësishëm në negociatat paqësore me Ukrainën që duhet të mbahen nesër në Turqi, bëri të ditur zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov. Rusia, siç theksoi, mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve të saj dhe nuk do të devijojë nga qëllimet e përcaktuara fillimisht.
"Nuk ka arsye për të shpresuar për një mrekulli, por ne do të mbrojmë interesat tona, do të përpiqemi për realizimin e tyre dhe do të vazhdojmë të përmbushim detyrat që i kemi vendosur vetes që nga fillimi", deklaroi Peskovi para gazetarëve.
Ai shtoi se tema e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës është "mjaft komplekse" dhe se do të bisedohet edhe për projekt-memorandumet që të dyja palët i shkëmbyen gjatë raundit të fundit të bisedimeve, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
Raundi i fundit i negociatave paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës u mbajt në fillim të qershorit në Stamboll , por pa ndonjë rezultat konkret. Raundi i ri, sipas paralajmërimeve, do të fillojë të mërkurën, më 23 korrik, përsëri në Turqi.
Foto: Arkivi