• e shtunë, 14 shtator 2024

Kremlini nuk pajtohet me deklaratat e Erdoganit për kthimin e Krimesë Ukrainës

Kremlini nuk pajtohet me deklaratat e Erdoganit për kthimin e Krimesë Ukrainës

Moskë, 13 shtator 2024 (MIA) – Rusia nuk pajtohet me komentin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se Krimeja duhet të kthehet nën kontroll të Ukrainës, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Këtu kemi mendime krejt të ndryshme. Në të njëjtën kohë, nuk heqim dorë nga përpjekja që tua sqarojmë pikëpamjen tonë, pozicionin tonë miqve dhe kolegëve tanë turq”, tha Peskov.

Erdogani paraprakisht këtë javë tha se mbështetja e Turqisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës është e palëkundur dhe se kthimi i Krimesë drejt Ukrainës, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, është kusht i të drejtës ndërkombëtare. 

Peskovi tha se Erdogani është nën presion të SHBA-së për shkak të lidhjeve tradicionalisht të afërta ekonomike me Moskën. 

Këtë javë Kremlini paralajmëroi vizitë të mundshme të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi pas përfundimit të përgatitjeve. 

Turqia, anëtare e NATO-s, luajti rol kyç si ndërmjetësuese gjatë luftës ruse-ukrainase, fillimisht kur bëhet fjalë për eksportin e grurit ukrainas i cili një kohë të gjatë ishte bllokuar në portet. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR