• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti i Ishujve Komore është plagosur lehtë nga një sulm me thikë

Presidenti i Ishujve Komore është plagosur lehtë nga një sulm me thikë

Moroni, 13 shtator 2024 (MIA) – Presidenti i Ishujve Komore, Azali Asumani është plagosur lehtë gjatë një sulmi me thikë.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Salimani Icandra, në afërsi të kryeqytetit të Ishujve Komore, Moroni.

Asumani ishte i pranishëm në një varrim, kur ishte therë me thikë nga një polic i ri, i cili është arrestuar. Motivet e sulmit ende nuk dihen. 

Asumani (65) është ish shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura. Ai erdhi në pushtet me grushtet dhe ishte zgjedhur president në janar të këtij viti. Zgjedhja e tij ishte kontestuar nga opozita dhe pasuan protesta të përgjakshme dyditëshe. 

Kritikët e akuzojnë Asumanin për qeverisje autoritare me arkipelagun, i cili numëron rreth 870.000 banorë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR