• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini kumtoi se nuk ka kontaktuar me Trampin për konfliktin në Ukrainë

Kremlini kumtoi se nuk ka kontaktuar me Trampin për konfliktin në Ukrainë

Moskë, 22 janar 2024 (MIA) - Kremlini nuk ka kontaktuar me ish-presidentin amerikan Donald Tramp për çështje të ndërlidhura me zgjidhjen e kontliktit në Ukrainë, njoftoi presidencia ruse.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitrij Peskov udhëheqësia ruse nuk ka ide si saktë Trampi ka për qëllim ta zgjidh problemin nëse fiton në zgjedhje.

"Jo, nuk kemi informacione se kjo mund të ndodh", tha se ai si përgjigje e pyetjeve të gazetarëve. I pyetur të komentojë për interaksionin e mundur të diplomacisë ruse me Trampin në këtë temë", Peskov theksoi se në këtë fazë "nuik ka kontakte" me të.

Dy ditë më parë, Tramp, i cili është kandidati më i mundshëm republikan për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, premtoi se nëse ai fiton zgjedhjet, do të arrijë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë edhe para inaugurimit të tij.

Në të njëjtën kohë, Tramp nuk ka treguar se sa kohë do t'i duhet për të arritur një zgjidhje paqësore apo saktësisht se si synon të zgjidhë konfliktin.

"E njoh mirë (presidentin rus Vladimir) Putinin…, e njoh mirë (presidentin ukrainas Vladimir) Zelenski, ne do ta zgjidhim këtë", tha ai në një tubim të mbështetësve të tij në Nju Hempshir. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR