Aksios: Liderët e BE-së u befasuan nga qëndrimi i Trampit pas bisedimeve me Putinin
- Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski dhe pesë liderët e BE-së folën me presidentin amerikan Donald Tramp, pas bisedës së tij telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin, duke shpresuar të dëgjonin se ai u dakordua për armëpushim ose se nëse nuk e bënte, SHBA-ja do të vendos sanksione kundër Rusisë, por Tramp i befasoi ata duke thënë se Putin u dakordua për negociata dhe përjashtoi mundësinë e vendosjes së sanksioneve për momentin, kumtuan burime mirë të informuara për "Aksios".
- Post By Fami Bajrami
- 16:08, 20 maj, 2025
Uashington, 20 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski dhe pesë liderët e BE-së folën me presidentin amerikan Donald Tramp, pas bisedës së tij telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin, duke shpresuar të dëgjonin se ai u dakordua për armëpushim ose se nëse nuk e bënte, SHBA-ja do të vendos sanksione kundër Rusisë, por Tramp i befasoi ata duke thënë se Putin u dakordua për negociata dhe përjashtoi mundësinë e vendosjes së sanksioneve për momentin, kumtuan burime mirë të informuara për "Aksios".
Sipas burimeve anonime, Tramp ka lënë përshtypjen se ishte afër tërheqjes nga negociatat, duke shtuar se disa nga liderët e BE-së të cilët folën me të, ishin të befasuar apo edhe të shokuar nga kjo.
"Mendoj se diçka do të ndodhë. E nëse kjo nuk ndodh, unë thjesht po tërhiqem, ndërsa ata do të duhet të vazhdojnë përpara. Përsëris, kjo është çështje evropiane dhe duhet të kishte mbetur kështu", u tha Trampi gazetarëve në Zyrën Ovale, disa orë pas bisedave telefonike.
Trampi dhe Zelenski dje folën shkurt, ndërsa presidenti amerikan e pyeti homologun e tij ukrainas se çfarë duhet t'i thoshte Putinit, kumtuan burimet nga "Aksios", duke shtuar se presidenti ukrainas i tha atij të kërkonte armëpushim të menjëhershëm, ta kërcënonte me sanksione të reja dhe të mos i ofronte lëshime Putinit pa u konsultuar me Ukrainën.
Kur mbaroi biseda me Putinin, Trampi e telefonoi sërish Zelenskin, ndërsa këtë herë në bisedë morën pjesë edhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Francës, Finlandës dhe Komisionit Evropian.
Zelenski më vonë deklaroi se telefonata e dytë me Trampin ishte ndryshe se e para, duke e përshkruar atë si të keqe, përderisa një burim anonim evropian për "Aksios" deklaroi se ishte konstruktive.
Liderët e BE-së dukeshin të befasuar që presidenti amerikan dukej relativisht i kënaqur nga ajo që dëgjoi nga Putini, duke e paraqitur atë si një zhvillim të ri të ngjarjeve, edhe pse lideri rus dukej se nuk e kishte ndryshuar aspak qëndrimin e tij, deklaruan burimet për "Aksios". rq/bsh/
Foto: X