• e premte, 05 dhjetor 2025

Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Radio Televizionit Shqiptar

Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Radio Televizionit Shqiptar

Tiranë, 20 maj 2025 (MIA) - Ueb-faqja e Radiotelevizionit Shtetëror Shqiptar dhe profilet e saj në rrjetet sociale janë bërë cak i një sulmi kibernetik.

Radio Televizioni Shqiptar në rrjetet sociale ka pranuar vjedhjen e përkohshme të llogarisë së tyre dhe njoftoi se po punon për të rivendosur sigurinë kibernetike dhe për të fshirë postimet me përmbajtje të papërshtatshme.

"Llogaria jonë iu nënshtrua një sulmi kibernetik, që shkaktoi postime të paautorizuara. Po punojmë për të rivendosur sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje të papërshtatshme. Ju këshillojmë të mos komunikoni me postime të dyshimta dhe të raportoni çdo aktivitet të pazakontë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj", theksohet në kumtesën e publikuar në faqen zyrtarë në Fejsbuk të Radio Televizionit të Shqipërisë.

Ndërkohë, mediat e Kosovës pretendojnë se ueb-faqja u sulmua nga hakerat serbë, të cilët pasi e morën atë në kontroll, filluan të publikonin lajme dhe tituj të rremë: “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës” me një fotogari të kryeministrit Edi Rama, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u publikuan në faqen zyrtare të RTSH-së, theksojnë mediat shqiptare. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR