• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kremlini: Të gjitha llojet e negociatave paqësore për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë janë absurde

Kremlini: Të gjitha llojet  e negociatave paqësore për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Rusisë janë absurde

Moskë, 26 mars 2024 (MIA) - Organizimi i çdo samiti global të paqes për Ukrainën që e përjashton Rusinë është thjesht "absurd" dhe nuk do të jetë i suksesshëm, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi.

Peskovi në një intervistë për median ruse “Argumentet dhe faktet”, deklaroi se Rusia e vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës, e cila ka zgjatur për më shumë se dy vjet, për ta mbrojtur veten nga Perëndimi.

"Mund të zgjidhet problemi i Ukrainës pa pjesëmarrjen e Rusisë? Përgjigja është e qartë - nuk mundet", tha Peskovi në një intervistë që dha të enjten e kaluar, një ditë para të shtënave masive në një sallë koncertesh në afërsi  të Moskës.

"Sepse Ukraina është kthyer në një instrument në duart e Perëndimit kolektiv, me ndihmën e të cilit synon, siç duket, të bëjë edhe më shumë presion mbi Rusinë, për të ndaluar Rusinë", shtoi Peskovi.

Presidenti ukrainas VolodImIr ZelenskI bëri thirrje për një samit ndërkombëtar të paqes, ndërsa paraprakisht këtë vit Zvicra kumtoi se do të jetë nikoqire dhe se bisedohet për datën e detajeve.

Presidenti rus Vladimir Putini ka refuzuar më parë një plan paqeje ukrainas që kërkon tërheqjen e forcave ruse dhe kthimin e kufijve të Ukrainës në vitin 1991, duke përfshirë dhe Krimenë, të cilën Rusia e ndërmori dhe e aneksoi në vitin 2014. Ai e përshkroi atë si "të parealizueshme".

Peskov përsëriti se plani është i paimagjinueshëm dhe dënoi qëllmin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera për të përdorur fonget e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

"Besoj se evropianët e kuptojnë se ne do ta kundërshtojmë një vendim të tillë", tha ai. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR