• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Këtë vit jetën e kanë humbur më së shumti punëtorë humanitarë që nga fillimi i numërimit

KB: Këtë vit jetën e kanë humbur më së shumti punëtorë humanitarë që nga fillimi i numërimit

Nju-Jork, 22 nëntor 2024 (MIA) - Këtë vit jetën e kanë humbur më së shumti punëtorë humanitarë që nga fillimi i numërimit, kumtoi Zyra humanitare e KB-së, ndërsa shumica prej tyre jetën e kanë humbur në konfliktin në Gazë.

Sipas bazës të të dhënave të "Aid Worker Security", e cila i evidenton rastet nga viti 1997, këtë vit janë regjistruar 281 punëtorë të vrarë humanitarë.

Të dhënat tregojnë se këtë vit, 178 punëtorë humanitarë jetën e kanë humbur në territoret palestineze, duke përfshirë edhe Gazën, ku jetën e kanë humbur më së shumti punëtorë humanitarë të Kombeve Bashkuara. Në Sudan jetën e kanë humbur 25 punëtorë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR