• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski për MIA-n: Me Mickoskin do të bisedojmë për marrjen e mbështetjes nga VMRO-DPMNE për eurointegrimet

Kovaçevski për MIA-n: Me Mickoskin do të bisedojmë për marrjen e mbështetjes nga VMRO-DPMNE për eurointegrimet

Bratisllavë 31 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në deklaratë për MIA-n të dhënë në Bratisllavë thotë se në takimin me liderin e opozitës, Hristian Mickoski do të bisedohet për dy gjëra - për vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe për marrëdhëniet e mira fqinje.

"Kjo është ajo që do ta diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe me ekipin e tij, pasi do të jetë takim në të cilin do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjendet mënyrë që praktikisht nga ana e tyre ta mbështesin këtë vendim, pasi ky vendim praktikisht është zëri për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon dhe nuk mund të jetë lëndë e kalkulimeve ditore politike ose e dhënies së pikëve politike. E ardhmja e qytetarëve, e gjeneratave aktuale dhe të ardhshme është shumë më e rëndësishme se karriera e cilitdo politikani dhe duhet të tejkalohen dallimet edhe personale edhe ideologjike në pjesën e marrjes së vendimeve të tilla, pasi ky është obligim i të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve në Kuvend", potencoi Kovaçevski në deklaratën për MIA-n të dhënë pas takimit me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Kovaçevski thotë se është optimist racional dhe se beson në realizimin e qëllimit - anëtarësimin në BE.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR