• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Zgjedhje në maj, marrëveshja e koalicionit me BDI-në është e qartë, ASH ka kapacitet të jetë pjesë e koalicionit evropian

Kovaçevski: Zgjedhje në maj, marrëveshja e koalicionit me BDI-në është e qartë, ASH ka kapacitet të jetë pjesë e koalicionit evropian

Prilep, 20 nëntor 2023 (MIA) - Konsideroj se ekziston hapësirë e mjaftueshme në maj të organizohen zgjehdjet, në terminin e tyre të rregullt, ndërsa për qëndrimet përfundimtare të partive politike do të informojmë atëherë kur të arrihet konsensus më i gjerë në kuadër të Parlamentit, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, të gjitha zgjidhjet kadrovike do të ndahen me opinionin siç do të sillen nga trupat zyrtar partiak.

LSDM dhe BDI, nënvizoi kryeministri, kanë marrëveshje të qartë koalicioni, ndërsa Aleanca për shqiptarët (ASH) ka kapacitet të bisedojë për shtet prosperues ekonomikisht dhe shoqëri me drejtësi sociale dhe demokraci në nivel më të lartë, me liri të mediumeve dhe sundim të së drejtës, të cilat janë baza, potencoi, për ndërtim të frontit të gjerë të koalicionit.

Për momentin, informoi Kovaçevski, po rrjedhin bisedimet për finalizimin e Kodit zgjedhor dhe përfshirjen në të të të gjitha vërejtjeve nga ana e OSBE/ODIHR-së. Kjo tashmë është finalizuar në masën më të madhe dhe shumë shpejtë, tha, do të gjendet në mblehdje të Qeverisë, si dhe në mbledhje të Parlamentit me ç'rast do të merret zgjidhje plotësisht e harmonizuar ligjore.

"Në këtë periudhë dhe në periudhën para nesh, deri në zyrtarizimin e periudhës kur do të jenë zgjehdjet, do të ketë shumë informata interesante edhe për qytetarët edhe për mediumet. Një pjesë e tyre do të jenë të sakta, por një pjesë e madhe nuk do të jenë të sakta. Me BDI-në kemi marrëvehsje të qartë koalicioni të kumtuar në vitin 2020, gjithsesi se për modalitetet me ta po bisedohet, por qëllimi për realizi të një koalicioni evropian i cili do të kryesojë front të gjerë është puna kyçe që do t'i bashkojë partitë në zgjedhjet e ardhshme. Të githa hollësitë dhe zgjidhjet kadrovike tëp cilat do të pasojnë, do të ndahen me opinionin siç do të sillen nga organet zyrtare të partive", theksoi Kovaçevski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në ITK Qendrën për ruajtje dhe mbrojtje të të dhënave nlë Prilep.

Kur bëhen koalicione, nënvizoi Kovaçevski, është kyçe të ndahen vlera të përbashkëta të cilat kanë të bëjnë, para së gjithash, me vizionin për shoqërio moderne dhe shtet modern.

"Nuk bëhet fjalë për bindje, por kur bëhen koalicione, kyçe është të ndahen vlera të përbashkëta të cilat kanë të bëjnë me vizionin për shoqëri moderne dhe shtet modern me prosperitet ekonomik, drejtësi sociale dhe demokraci në nivel shumë të lartë, liri të meidumeve, sundim të së drejtës të avancuar shumë më tepër se kjo sot dhe në ato shtylla do të ndërtohen koalicionet. Konsideroj se Aleanca e ka atë kapacitet, të bisedojë për tema të tilla dhe mendoj se në atë bazë mund të zhvillohen bisedime lidhur me koalicionet e ardhshme dhe daljet në zgjehdje, por ta lëmë të zhvillohen bisedime dhe trupar zyrtar partiak të sjellin vendime në atë pjesë", nënvizoi Kovaçevski.

Kryeministri në vizitën në ITK Qendrën u shoqërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. ab/

foto: print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR