• e martë, 14 maj 2024

Kovaçevski: VMRO-DPMNE-ja nuk ka plan dhe vizion për të ardhmen, ndërsa LSDM-ja dhe koalicioni qëndrojnë të vetëm në rrugën evropiane

Kovaçevski: VMRO-DPMNE-ja nuk ka plan dhe vizion për të ardhmen, ndërsa LSDM-ja dhe koalicioni qëndrojnë të vetëm në rrugën evropiane

Gjevgjeli, 18 prill 2024 (MIA) - Vetëm LSDM-ja dhe koalicioni për të ardhmen evropiane janë opsioni i vetëm dhe me plan të qartë për integrimin e vendit në BE. Nga ana tjetër konkurentët tanë politik, VMRO-DPMNE-ja, as nuk kanë plan, as nuk kanë vizion, nuk kanë as vendosmëri dhe as vullnet për të bërë diçka në atë aspekt, theksoi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin e sontëm në Gjevgjeli, ku u prezantua programi dhe bartësit e listës së deputetëve në njësinë e katërt zgjedhore.

Sipas Kovaçevskit e vetmja gjë që di opozita është të heqë dorë, të përplasë bashkësitë etnike, të grindet me fqinjët, të izolojë shtetin dhe në fund fajin e kanë të gjithë, përveç tyre.

"Dhe këtë e pamë për 11 vjet në Maqedoni. Dhe kjo është arsyeja pse në këto kohë mbështetja juaj është më e rëndësishme. Çdo votë që do t'u mundësojë fëmijëve tanë të kenë një të ardhme më të mirë, të kenë një të ardhme më të sigurt, të kenë një të ardhme në një vend anëtar të BE-së. Zgjedhja para nesh është e qartë si kristali. Më 8 maj vendosni mes shpresës, për një të ardhme më të mirë evropiane me LSDM-në dhe koalicionin për ardhmëri evropiane, apo mungesë shprese dhe kthim në regjimin e errët të kaluar me VMRO DPMNE-në", theksoi kryetari i LSDM-së.

Ai nënvizoi se LSDM-ja dhe kandidati i tyre për president Stevo Pendarovski kanë ide progresive dhe vizion të qartë për të ardhmen e vendit.

Bartësi i llistës për deputet nga LSDM dhe koalicioni në njësinë e katërt zgjedhore, Venko Filipçe, theksoi se oferta e tyre është e qartë dhe e sinqertë, ndërsa oferta e VMRO-DPMNE-së është destabilizimi dhe stagnimi.

"Ne me kokën lart mund të themi se LSDM-ja ka udhëhequr politika korrekte në interes të të gjithë qytetarëve në kushtet e destabilizimit botëror. Ky është përkufizimi i lidershipit dhe patriotizmit. Çfarë bënte VMRO-DPMNE-ja në këto kohë krize? Cili ishte roli i tyre në shoqëri, çfarë bëri për njerëzit e zakonshëm? Bllokoi. Bllokoi ligjet për mbështetjen financiare të qytetarëve. Bllokoi masat kundër krizës. Trembi qytetarët në krizën e koronavirusit me lajme të rrejshme. Bllokoi projektet dhe sigurisht politikën e tyre kryesore, duke bllokuar eurointegrimet", tha Filipçe. 

Bartësja e listës zgjedhore, Jovanka Trençevska theksoi madje se është krenare për politikat e LSDM-së vitet e kaluara.

"Treguam se si të krijojmë një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë. Treguam se si të krijojmë një shoqëri me mundësinë e mbrojtjes së barabartë sociale dhe drejtësisë sociale për të gjithë. Dëshmuam se si krijohen reformat sistematike për të mbrojtur qytetarët sepse ndjekim vlerat shtytëse të demokracisë sociale", tha Trençevska. qa/

Foto: printskrin nga faqja e Fejsbukut të LSDM-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR