• e diel, 06 tetor 2024

Kovaçevski: SHBA-ja është partnerja jonë strategjike, mbështetja e së cilës është jashtëzakonisht e vlerësuar

Kovaçevski: SHBA-ja është partnerja jonë strategjike, mbështetja e së cilës është jashtëzakonisht e vlerësuar

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimtar Kovaçevski i dërgoi urim SHBA-së me rastin e Ditës së pavarësisë, në të cilin ceket se SHBA-ja është partnerja jonë strategjike, mbështetja e së cilës është me rëndësi të jashtëzakonshme për përparimin e vendit. 

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerja jonë strategjike, mbështetja e së cilës në të gjitha sfidat që nga pavarësia e deri më sot, përfshirë edhe mbështetjen e sigurt për procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e vlerësojmë jashtëzakonisht. Përkushtimi i përbashkët ndaj demokracisë, lirisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut, ndërtimit të shoqërive të fuqishmke demokratike është baza në të cilën miqësia dhe partneriteti ynë do të vazhdojnë të zhvillohen dhe përforcohen edhe në planin politik, edhe në atë ekonomik, por edhe të bashkuar në anën e duhur si aleatë në NATO", thotë kryeministri Kovaçevski.

Në urim ceket se kontributi i SHBA-së është i madh në pjesën e intensifikimit të procesit reformues për demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërisë sonë, sundimit të së drejtës, luftës me korrupsionin dhe krimin, që është inkurajim i dukshëm në procesin e negociatave inkuadruese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR