• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Parashikimet e VMRO-DPMNE-së janë gjithmonë të gabuara, presim më shumë mandate të deputetëve se sa opozita

Kovaçevski: Parashikimet e VMRO-DPMNE-së janë gjithmonë të gabuara, presim më shumë mandate të deputetëve se sa opozita

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti aktual Stevo Pendarovski pritet të promovohet zyrtarisht si kandidat për president i LSDM-së në Kongresin e partisë të caktuar të dielën, por pasi vendimi për këtë të kalojë në organet e partisë - Bordin Ekzekutiv dhe Qendror, thotë kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski. 

Ai në Ditarin e televizionit "Sitel" ku ishte mysafir sqaroi se zgjedhja është bërë pasi për kandidaturën për president është bërë procedurë statutare, si dhe pas anketave dhe sondazheve të bëra në parti në bazë të të cilave nga kryesia është preferuar Pendarovski si kandidat. 

"Sonte kryesia do ta propozojë Stevo Pendarovskin për kandidat për kryetar në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv, i cili duhet të marrë vendimin dhe si të tillë t'ia propozojë Bordit Qendror. Të dielën më 3 mars do të caktojmë seancën e BQ dhe Kongresit të partisë, ku edhe zyrtarisht duhet të promovohet si kandidat për kryetar të LSDM-së", tha Kovaçevski.

Për mundësinë që ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të kandidojë për postin dhe nëse kriza e pasaportave ka ndikuar në të, Kovaçevski tha se kjo krizë nuk mund t'i drejtohet vetëm një personi dhe se është proces, duke theksuar se ende nuk ka përfunduar procedura partiake për nominimin e një kandidati për president.

Lidhur me bartësit e listave të kandidatëve në njësitë zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, ai tha se LSDM do të ketë bartës në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, vendimet për këtë do t'i marrin organet partiake dhe do të zgjidhen nga radhët e anëtarëve të shfuar dhe të njohur të partisë.

I pyetur se sa mandate të deputetëve pret që të fitojë LSDM në zgjedhjet e ardhshme, duke pasur parasysh rezultatet e anketave, Kovaçevski theksoi anketat nga viti 2020 të cilat kanë treguar përparësi të VMRO-DPMNE-së, ndërsa ka fituar LSDM dhe koalicioni. 

Vlerëson se LSDM dhe koalicioni në zgjedhje do të fitojë më shumë mandate të deputetëve krahasur me opozitën. 

"Mandatari i ardhshëm më 9 maj, në ditën e fitores ndaj fashizmit, përsëri do të jem unë dhe do ta formojmë qeverinë proevropiane me të cilën në vitin 2030 do të hyjmë në BE", thotë lideri i LSDM-së. fc/

Fotografia: LSDM

 

     

QËNDRONI TË LIDHUR