• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski për letrën e Zaevit: Në demokraci çdokush ka të drejtë që qëndrimit, ndërsa SHBA-ja listën e zezë e plotëson sipas informacioneve dhe procedurave personale

Kovaçevski për letrën e Zaevit: Në demokraci çdokush ka të drejtë që qëndrimit, ndërsa SHBA-ja listën e zezë e plotëson sipas informacioneve dhe procedurave personale

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA)  -  Qëndrimet e secilit në këtë shoqëri demokratike janë legjitime, kështu që nuk mund të jap komente shtesë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me letrën që ish-kryeministri Zoran Zaev e dërgoi pas vendimit të SHBA-së ta vendosë në ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev në listën e zezë.

"SHBA është partneri ynë strategjik dhe ata vendimet i marrin në bazë të informacioneve dhe procedurave të zbatuara në institucionet e tyre. Unë nuk mund të hyj në këtë, as nuk kam informacione. Qëndrimet e secilit në këtë shoqëri demokratike janë legjitime, ndaj nuk do të mund të jap komente të tjera. Megjithatë, ky është një vendim i SHBA-së. Pati edhe brifing nga ana e ambasadores së tyretyre në Shkup", tha sot Kovaçevski. 

 I pyetur nëse ka informacione se cilët persona nga partia e tij mund të gjenden në listën e zezë të SHBA-së, Kovaçevski u përgjigj se nuk do të komentojë procese në të cilat Qeveria nuk është e përfshirë.

"Nuk do të mund të spekuloj apo komentoj për një proces në të cilin Qeveria nuk është e përfshirë në asnjë mënyrë, kështu që kjo është një pyetje që do të duhet t'ua drejtoni atyre që udhëheqin procese të tilla, dhe këtu është fjala për SHBA-në. Megjithatë, në asnjë moment Qeveria nuk është kontaktuar lidhur me këtë çështje", tha Kovaçevski. 

SHBA-ja e ka vendosur ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev në listën e zezë  për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm. Konkretisht, siç thuhet në arsyetim, ai e ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të tij private afariste dhe e ka minuar besimin e publikut në institucionet qeveritare dhe proceset publike.

Pas vendosjes së Angjushev në listën e zezë të SHBA-së, me letër në opinion u drejtua ish-kryeministri Zoran Zaevi në të cilën theksoi se Angjushevi dhe ekipi i tij ishin një nga njerëzit më të përkushtuar dhe më të aftë gjatë periudhës kur ai ka qenë kryeministër. 

 Foto: Arkivi i MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR