• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk është vërtetë se disa deputetë të shumicës nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Nuk është vërtetë se disa deputetë të shumicës nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk është e saktë se ka deputetë nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga LSDM-ja, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale. Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por se ky duhet të jetë proces i një koncensusi të gjërë shoqëror dhe politik.

"Së pari nuk do t'i komentoj qëndrimet e opozitës. Për qëndrimet e tyre do t'i pyesni ata. Ata kishin në dhjetor dhe në janar dhe deri në mes të shkurtit deklarata se kanë 61 deputetë në Kuvend dhe se rikonstruimin të cilin donim ta fillonim nuk do të kalojë. Të gjithë u bindëm se ai rikonstruim kaloi me shumicë të madhe parlamentare e cila tani ka 65 deputetë. Që nënkupton se atë që e thotë opozita nuk ka kurrfarë baze reale. Kjo është vetëm përgjigje e tezave të dështuara të cilat i kishin pikërisht ata që i thash dhe duke mos pasur se çka të thonë tani thonë se ka deputetë të tjerë. Kjo nuk është e vërtetë", tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. 

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, kryeministri Kovaçevski tha se ky proces nuk mundet të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por përkundrazi ky proces duhet të jetë proces i një koncensusi të gjerë, shoqëror dhe politik i cili nuk do të jetë lëndë e konferencave ditore për media.

"E dyta, në lidhje me ndryshimet kushtetuese unë do të përsëris atë që e kam thënë edhe deri më tani. Ndryshimet kushtetuese janë detyrim i çdo partie politike e cila është për anëtarësim të shtetit tonë në BE. Amandamentet të cilat janë pjesë e kornizës negociuese dhe të cilat janë pjesë e vendimeve të cilat duhet të votohen me dy të tretat në Kuvend janë vetëm një nga vendimet të cilat miratohen me shumicë prej dy të tretave", tha Kovaçevski.

Deri në anëtarësimin në BE, siç përsëriti kryeministri, ne kemi para nesh reformë në sistemin gjyqësor, prokurorial, reformë në administratën publike, reformë në decentralizimin dhe me vendime të cilat miratohen me dy të tretat. 

Kryeministri përsëri foli për përfitimet nga anëtarësimi në BE në atë ku ishin Rumania, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe për shkak të anëtarësimit në Union standardet e tyre u rritën, u hapën një numër i madh i kompanive, çdo kompani e cila është regjistruar në vend anëtar i Bashkimit Evropian është pjesë e tregut të përbashkët prej gjysmë miliardë blerës dhe se për këtë ata u rritën ekonomikisht. 

Fotografia: Qeveria

Ai përkujtoi se VMRO-DPMNE-ja nuk mbështeti asnjë vendim për anëtarësim në NATO, e as morën pjesë në votimin për marrëveshjen me FRONTEKS-in.

Për atë se si do të arrihet shumica prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese dhe nëse kryeministri do të ketë takime të ndara me VMRO-DPMNE thotë se ai nuk do të thirr takim të liderëve duke pasur parasysh atë që, sipas tij, në këtë moment nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithashtu, ai tha se nuk mban as takime të ndara. 

VMRO-DPMNE-ja, potencoi ai, duhet të vendosë nëse atë që e flet nëpër ambasada - na jepni pushtetin dhe pa kushtëzime do ta ndryshojmë Kushtetutën, do ta thotë edhe para popullit, gjegjësisht a i gënjejnë ambasadat ose e gënjenjë popullin. 

"Domethënë, së pari në atë pyetje do të duhet të përgjigjen si udhëheqësi, dhe pastaj të mund të vazhdojmë diskutimin", tha Kovaçevski në konferencën për media në Qeveri. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR