• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski nga Krusheva: Votimi kundër nuk i sjell mirë Maqedonisë, vetëm nëse votojmë “për” mund të ecim përpara

Kovaçevski nga Krusheva: Votimi kundër nuk i sjell mirë Maqedonisë, vetëm nëse votojmë “për” mund të ecim përpara

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike, Dimitar Kovaçevski, në tubimin e djeshëm në Krusheve tha se nëse ideja për shtet të pavarur është realizuar për herë të parë në Krushevë, atëherë edhe ideja për Maqedoni Evropiane do të fillojë pikërisht prej aty faqë maqedonasve, vllehëve dhe të gjithë komuniteteve tjera që jetojnë në vendin tonë.

"Imagjinoni që asnomët të kishin hequr dorë nga ideja e tyre për shtetin maqedonas që në pengesën e parë. Imagjinoni sikur paraardhësit tanë në vitet '90 të hiqnin dorë nga ideja e Maqedonisë së pavarur. Kjo do të ishte njësoj sikur të hiqnim dorë nga ideja e qëllimit tonë, për një Maqedoni evropiane", tha Kovaçevski.

Sipas tij, kjo do të thotë të heqësh dorë nga ideja për një jete më të mirë.

"Për këtë arsye LSDM-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë partia më e fortë në Maqedoni. Parti e cila nuk heq dorë kur është më së vështiri, parti që nuk dorëzohet kur priten vendime të vështira. Të gjithëa ta që menduan se do të na thyenin përfunduan të harruar nga historia. Dhe prandaj askush nuk duhet as të endërrojë se ne do të heqim dorë tani", shtoi ai.

Kovaçevski tha se janë të vetëdijshëm, për, siç theksoi "dënimin në rrethin e parë zë zgjedhjeve" dhe tha se mesazhi është pranuar.

"Duhet të ulemi, të bisedojmë për problemet fillimisht mes vete, siç e bëjmë këtë edhe me qytetarët. Dhe vetëm kështu mund t'i rregullojmë të gjitha gabimet dhe së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për qytetarët", tha ai. ls/ 

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR