• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nesër do të dërgohet ftesë për takim të liderëve

Kovaçevski: Nesër do të dërgohet ftesë për takim të liderëve

 Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA)  -  Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi  se nesër do t'u dërgohet ftesë për takim të liderëve të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare, si dhe kryetarit të Kuvendit.

 Takimi, siç tha, do të caktohet për të hënën, dhe në të do të bisedojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

 "Takimi do të caktohet për të hënën dhe në të do të bisedojmë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, do të bisedojmë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR", informoi sonte Kovaçevski  gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR