• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski në Bruksel: Vazhdimi i rrugës evropiane do të sjellë zhvillim të intensifikuar ekonomik

Kovaçevski në Bruksel: Vazhdimi i rrugës evropiane do të sjellë zhvillim të intensifikuar ekonomik

Bruksel, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka shkallë më të lartë të hapjes tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në vitin 2022 arriti 171 për qind dhe nuk do të kërkojë periudha kalimtare, por në tërësi do ta pranojë të drejtën e BE-së, porositi sot në Bruksel kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e sesionit të fundit nga procesi i skriningut të vendit, kushtuar Klasterit 6 për kapitujt "30 - Marrëdhëniet e jashtme" dhe "31 - Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë".

"Do të fokusohemi në atë t'i harmonizojmë politikat tona tregtare me Bashkimin Evropian në suaza të Organizatës botërore të tregtisë dhe do të vazhdojmë t'i zabtojmë rregullat e BE-së lidhur me kontrollin e eksportit me dedikim të dyfishtë, kreditë eksportuese, investimet dhe instrumentet për mbrojtje tregtare në kornizat tona juridike nacionale dhe ndërkombëtare", theksoi Kovaçevski.

Siç lajmëroi korresponenti i MIA-s nga Brukseli, Kapitulli 30 fokusohet në politikën e përbashkët tregtare ndaj vendeve të treta bazuar në marrëvehsje multilajterale dhe bilaterale dhe masa autonome me qëllim të arritjes së sistemit të drejtë ndërkombëtar për tregti i cili duhet të kontribuojë drejt arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurimit të zhvillimit gjithpërfshirës ekonomik në afat të mesëm dhe të gjatë.

Kapitulli i përfshin edhe rregullat e BE-së në fushën e kornizës multilaterale dhe bilaterale të politikës së përbashkët tregtare, rregullat specifike tregtare, marrëveshjet për vlerësim të konformitetit, intrumentet për mbrojtje tregtare, instrumentet për politikën e jashtme, si dhe politkën zhvillimore dhe ndihmën humanitare.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se tregtia e jashtme e Maqedonisë së Veriut është gjithnjë e më e lidhur me Bashkimin Evropian, sepse ai është partneri ynë më i madh tregtar me 60 për qind të këmbimit të përgjithshëm tregtar gjatë vitit të kalaur. Plotësisht, 86 për qind e numrit të përgjithshëm të të gjitha marrëvehsjeve preferenciale që Maqedonia e Veriut i zbaton në baza bilaterale dhe multilaterale janë me BE-në.

"Përveç kësaj, BE-ja është investuesja më e madhe në Maqedoni të Veriut dhe merr pjesë në 65 për qind të numrit të përgjithshëm të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në fund të vitit 2022", potencoi kryeministri Kovaçevski.

Ai theksoi se vendi e mbështetë sistemin multilateral tregtar të bazuar në rregullat e Organizatës botërore të tregtisë, i cili kontribuon për promovim të tregtisë së hapur dhe rritjes më të lartë ekonomike, me çka si shtet i vogël i siguron vetes siguri më të madhe në marrëdhëniet tregtare.

Kovaçevski përkujtoi se në vend në rrjedhë është procesi i ratifikimit të Dokumentit referent për rregullativë vendore për shërbime dhe Marrëveshjen për subvencione për peshkatari, si dhe se më 30 tetor Maqedonia e Veriut u bë anëtare e Marrëvehsjes për furnizime publike në Organizatën botërore të tregtisë.

"Lidhur me kornizën e politikës zhvillimore, Qeveria i pranoi Agjendën 2030 dhe qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm në planin nacional strategjik, të cilat janë harmonizuar me Kornizën për bashkëpunim të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025 dhe kapitujt e BE-së në procesin e inkuadrimit në BE", tha Kovaçevski.

Ai theksoi se duke i analizuar politikat e BE-së në kuadër të Agjendës së re për Mesdheun, në nëntor të vitit të kaluar vendi u bë anëtare e plotë e Unionit për Mesdheun, që, siç vlerësoi, paraqet akt të rëndësishëm politik, i kahëzuar drejt stimulimit të bashkëpunimit dhe dialogut në rajonin euro-mesdhetar.

Kovaçevski në fjalim foli edhe për harmonizimin e rregullativës ligjore të vendit me legjislaturën e BE-së, që është obliguese për përputhje me legjislaturën nacionale, duke cekur me atë rast se tashmë po punohet në ndryshime dhe rregulaltivë të re në disa sfera.

"Ministria e Ekonomisë tashmë e transmetoi rregullativën e skemës për certifikim të procesit Kimberli për tregti ndërkombëtare me diamante të papërpunuara dhe për momentin po përgatitë dy propozim-ligje në sferën e parandalimit të dënimit me vdekje dhe torturës dhe kontrollit të eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë", tha Kovaçevski, duke shtuar se pritet dy zgjidhjet ligjore të hyjnë në fuqi deri në fund të vitit 2024.

Kryeministri theksoi edhe se Ministria e Punëve të Jashtme në kuadër të harmonizimit me politikën humanitare të BE-së, përgatiti Ligj për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar dhe ndihmë humanitare jashtë vendit, që duhet të miratohet deri në vitin 2025.

"Ky ligj parasheh hapa shumë të rëndësishëm për përpunimin e metodologjisë, strategjisë dhe planit të aksionit deri në vitin 2030", potencoi Kovaçevski.

Përndryshe, në sesionin e fundit të procesit të skriningut marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe përfaqësues nga Sekretariati për çështje evropiane, ministritë e Ekonomisë, Punëve të Jashtme, të Financave dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Drejtorisë së doganave dhe Byrosë për furnizime publike.

Me mbylljen e këtyre dy kapitujve gjatë ditës së nesërme edhe zyrtarisht përfundon procesi i skriningut, që filloi më 15 shtator të vitit të kaluar dhe në kuadër të së cilit u mbajtën takime sqaruese dhe bilaterale për të gjithë 33 kapitujt nga pakti negociues, të cilat janë dnarë në gjashtë klasterë. Në atë periudhë në Bruksel u mbajtën 850 prezantime, në të cilat morën pjesë 206 institucione të ndryshme nga vendi dhe përafërsisht 1000 pjesëmarrës.

Vlerësim për suksesin dhe realizimin me kohë të procesit të skriningut dha edhe Komisioni evropian në Raportin vjetor për përparimin e vendit në rrugën evropiane, duke konstatuar nivel solid të harmonizimit me legjislaturën tonë me atë evropiane.

Pas përfundimit të procesit të skriningut, pason përpunimi i udhërrëfyesve, të cilët janë obligim i ynë nga Korniza negociuese dhe janë kusht për hapje të klasterit të parë. Bëhet fjalë për udhërrëfyes për sundim të së drejtës, për reformë të administratës publike dhe për funksionim të institucioneve demokratike, si dhe Plan të aksionit për mbrojtje të pjesëatrëve të pakicave dhe bashkësive. Vendi tashmë mori ftesë nga BE-ja për përpunimin e udhërrëfyesve për klasterin e parë. ab/

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR