• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski konfirmoi se në takimin e liderëve në Kuvend do të zyrtarizohet data për zgjedhjet

Kovaçevski konfirmoi se në takimin e liderëve në Kuvend do të zyrtarizohet data për zgjedhjet

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvend do të mbahet takimi i liderëve ku duhet të bisedohet për datën e mbajtjes së zgjehdjeve presidenciale dhe parlamentare 2024 dhe do të jetë në nivel liderësh në format siç ishte edhe takimi i liderëve i vitit të kaluar i partive parlamentare, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pa saktësuar se kur do të mbahet takimi.

"Zgjedhjet do të jenë në termin të rregullt, edhe zgjehdjet presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa kur saktë do të mbahen, varet nga afatet dhe prandaj unë thashë se maji ofron mundësi për mbajtje edhe të zgjehdjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare. Këtë e konfirmuan edhe kryetarët e tjerë të partive dhe kryetari i Kuvendit, i cili kujdeset për afatet dhe prandaj kur të përfundojë ai tkaim në pajtim me qëndrimet e të gjitha partive politike, sepse ai vendim sillet me konsensus të gjerë politik ai vendim do të mund edhe të kumtohet", tha Kovaçevski.

Владата го усогласи деветтиот пакет антикризни мерки кој е во вредност од 662 милиони евра. Пакетот содржи 26 мерки за социјална сигурност кои се насочени кон  таргетирана поддршка за ранливи

Kryeministri Kovaçevski tha se nuk ka disponim tek të gjitha partitë politike për heqje të qeverisë teknike duke pasur parasysh afatin e shkurtë deri te zgjedhjet.

"Sipas asaj që LSDM dhe BDI e kanë si marrëveshje koalicioni prej vitit 2020, që është konfirmuar me formimin e Qeverisë, kryeministri duhet të jetë nga radhët e bashkësisë etnike shqiptare që gjithashtu është në pajtim me Kushtetutën tonë dhe ligjet tona, cilët do të jenë zgjidhje kadrovike, kjo tnai është shumë herët të flitet", tha Kovaçevski.

Duke u përjgigjur në pyetjen për atë nëse kryeministër teknik mund të jetë Fatmir Bytyqi, Kovaçevski tha se ai ka mendim jashtëzakonisht të lartë për të, por se megjithatë, flet për marrëveshje koalicioni.

I pyetur për kandidat të përbashkët për president dhe lista të përbashkëta për deputetë, kryeministri Kovaçevski tha se është konfirmuar se në vendin tonë ka parti që angazhohen për hyrje në BE dhe për integrim të shtetit në NATO dhe në anën tjetër, siç tha, "tashmë edhe zyrtarisht kemi një bllok tjetër politik VMRO-DPMNE dhe E Majta të cilat janë kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe kundër NATO-s".

"Liderët e dy partiove politike publikisht thanë se nuk kanë kundër koalicionimit të përbashkët. Qytetarët do të kenë zgjehdje shumë të lehtë për një bllok proevropian dhe për të ardhme evropiane të shtetit apo do të jenë për ndonjë zgjidhje alternative e cila as nuk është shantazhuar", tha Kovaçevski.

Partitë politike, siç tha, beson se do të udhëhiqen nga parimet e njejta. Si do të duken listat, kjo në fund varet nga vendimet e partive politike megjithatë LSDM do të ketë koalicion të gjerë i cili u tregua se mund t'i udhëheqë me sukses proceset edhe në vend, edhe në plan ndërkombëtar", tha Kovaçevski.

Lidhur me plotësimin e vendit të zbrazët në Komisionin shtetëror zgjedhor, Kovaçevski konsideron se partitë do të arrijnë marrëveshje dhe se kjo do të përfundohet në periudhë e cila pason, deri në shpalljen e zgjedhjeve.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski tha se ato janë një nga obligimet të cilat ne i kemi.

"BE-ja i përmbushi obligimet e veta", tha Kovaçevski duke i cekur çështjet e idenntitetit.

Beson, potencoi ai, se Maqedonia e Veriut ka kapacitet progresiv për ta bërë hapin e arhdshëm drejt hapjes së klasterëve dhe kapitujve dhe normalisht t'i bëjë edhe hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit të plotë. Të mos flasim se do të ketë akoma ligje për të cilat do të nevojitet shumicë prej dy të tretave. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR