• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Informacionet dhe procedurat e shërbimeve të sigurisë nuk komentohen në konferenca për shtyp

Kovaçevski: Informacionet dhe procedurat e shërbimeve të sigurisë nuk komentohen në konferenca për shtyp

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Nuk mund të ndahet publikisht informacion me karakter të sigurisë dhe zbulimit,  tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve nëse është i njohur me deklaratën e ministrit bullgar Asen Vasilev se kolegët e inteligjencës nga Maqedonia e Veriut u kanë dhënë informacione se një prift rus ka rekrutuar shtetas maqedonas.

"Nuk e kam parë deklaratën e ministrit bullgar, por të gjitha informacionet për të cilat po pyesni janë pjesë e informacionit që janë në dispozicion të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë dhe nuk mund të ndahen në konferenca për shtyp", tha kryeministri Kovaçevski i pyetur nëse ka informacion se cilët janë ata persona që janë rekrutuar dhe nëse janë priftërinj.

Në pyetjen shtesë se si e interpreton faktin që Sinodi i KOM-it ende nuk është prononcuar për pretendimet e tilla, kryeministri përsëriti se:

"Unë ju thash se informacionet në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend, sipas të gjitha ligjeve, përfshirë edhe Ligjin për të huajt nuk mund të komentohen në konferenca për shtyp, por ato janë pjesë e informacioneve dhe procedurave që janë pjesë e punës së shërbimeve të inteligjencës dhe kundërzbulimit të sigurisë", tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve.

Ministri bullgar i Financave dhe bashkëkryetari i partisë "Vazhdojmë me ndryshimin", Asen Vasilev së fundmi tha për mediat bullgare se kolegët e tij nga Maqedonia e Veriut u kanë dhënë informacione se një prift rus po rekrutonte shtetas maqedonas.

Agjencia e inteligjencës, në një deklaratë për televizionin Telma theksoi se prifti rus i dëbuar ka punuar për ndarjen në shoqëri. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR