• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski: Dyert për anëtarësim në BE janë të hapura për ne, tani është momenti të bashkohemi në një front evropian dhe të marrim vendime të guximshme

Kovaçevski: Dyert për anëtarësim në BE janë të hapura për ne, tani është momenti të bashkohemi në një front evropian dhe të marrim vendime të guximshme

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Ka sinjale të qarta për një derë të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Na takon ne të marrim një vendim. Për herë të parë tani bllokimi vjen nga brenda. Prandaj është e nevojshme që të gjithë të mblidhemi në një front evropian për të marrë vendimet e nevojshme për hyrjen e vendit në BE, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Kam biseduar  edhe me kancelarin e Gjermanisë dhe presidentin e Francës, si dhe me kryetarin e Këshillit Evropian dhe kryetarin e Komisionit Evropian. Nga të gjitha anët vijnë sinjale të qarta për një derë të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Na takon ne të marrim një vendim. Bllokimi për herë të parë vjen nga brenda, prandaj them se duhet të ketë guxim për të marrë vendim", vlerësoi sonte kryeministri Kovaçevski sonte në "Tema e ditës" në lajmet e Sitel. 

Megjithatë, kryeministri Kovaçevski e krahasoi Maqedoninë e Veriut me Kroacinë për sa i përket negociatave me BE-në.
 
"Ne ishim bashkë me Kroacinë, dhe Kroacia u bashkua me BE. Ne ishim në të njëjtin pozicion me Kroacinë kur filluam negociatat me BE-në, shikoni ku është Kroacia, shikoni ku jemi ne. Ata hynë dhe ne ende presim", tha kryeministri Kovaçevski.

 I pyetur nëse vendi mund të marrë garanci për anëtarësim në BE në lidhje me proceset reformuese në BE, kryeministri Kovaçevski thekson se e ardhmja e BE-së është një nga temat që do të diskutohet në Samitin e ardhshëm joformal të Unionit në Spanjë, i cili do të mbahet së bashku me takimin e Komunitetit Politik Evropian.

"Ai takim do të jetë në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian, ku do të marr pjesë unë dhe ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Evropës, me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Ky është takimi i tretë, në Granada, ku do të diskutohen shumë tema të rëndësishme. Takimi joformal u organizua, siç e paralajmëroi edhe Sharl Mishel, për shkak të shumë temave të rëndësishme, përkatësisht luftës në Ukrainë, së dyti, sigurimit të pavarësisë më të madhe energjetike nga Rusia dhe së treti, e ardhmja e BE-së në drejtim të zgjerimit dhe dinamika e brendshme e përgatitjes së BE-së për regjistrimin e anëtarëve të rinj. Procesi mbështetet nga të gjitha shtetet anëtare si kurrë më parë. BE-ja e di se ka nevojë për zgjerim, në fakt, zgjerimi është emëruesi i përbashkët i të gjitha organizatave globale", tha kryeministri Kovaçevski.

 Ai përsëriti qëndrimin për nevojën e formimit të një fronti evropian për të marrë vendimet e nevojshme për rrugën tonë evropiane.

"Mendoj se të gjithë duhet të mblidhemi në një front evropian për të marrë vendimet që nevojiten për hyrjen e vendit në BE", tha ai.

Kovaçevski në intervistë theksoi se një nga proceset kyçe që po ndodh aktualisht është bashkimi në Evropë dhe nëse do të jemi pjesë e atij procesi varet vetëm nga ne.

 "Nëse do të jemi pjesë e tij, nëse do të jemi të parët, siç dëshiroj unë, kjo tani varet nga ne, varet nga vendosmëria, nga vizioni i politikanëve në parlamentin tonë për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët. Mjaftoi që qytetarët tanë me pasaporta të huaja të shkonin të punonin në Francë, Gjermani, tashmë kanë filluar në Sllovaki, Çeki, Poloni, gjë që ishte e paimagjinueshme që qytetarët tanë të shkonin vetëm sepse atje ka një standard më të lartë. Dhe pse ka? Sepse ndryshimi i vetëm është se janë vende anëtare të BE-së dhe se pas hyrjes kanë paga tre herë më të larta, treg prej gjysmë miliardë banorësh dhe kanë një standard jetese që po rritet për shkak të kësaj", tha kryeministri Kovaçevski.

Ai foli edhe për procesin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në lidhje me kërkesën e opozitës shqiptare për të fshirë formulimin që i referohet "gjuhës që flasin 20 për qind e qytetarëve".

 "Blloku shqiptar i partive politike opozitare, në fakt duhet të mendojë nëse dëshiron të jetë pjesë e një koalicioni anti-BE kur flet për koalicion me VMRO-DPMNE-në. Sepse, kur shikoj pikëpamjet politike të VMRO-DPMNE-së dhe pikëpamjet politike të opozitës shqiptare, aktualisht e vetmja gjë për të cilën ata qëndrojnë është kundërshtimi i BE-së. Dhe kjo është mirë sepse mendoj se të gjitha partitë politike, nuk do të dalloja maqedonase, shqiptare apo vllahe e kështu me radhë, sepse mendoj se të gjitha partitë politike në vend u përkasin qytetarëve", theksoi kryeministri Kovaçevski. sa/

Foto. Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR