• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski dhe Gir në një inspektim të punimeve në autostradën e shpejtë nga Gradsko në kryqëzimin Drenovë

Kovaçevski dhe Gir në një inspektim të punimeve në autostradën e shpejtë nga Gradsko në kryqëzimin Drenovë

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadori Dejvid Gir, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian, së bashku me Blagoj Boçvarskin, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Ejup Rustemi, drejtorin e ndërmarrjes publike për "Rrugë Shtetërore", sot do të kryejnë inspektim në punët aktuale të seksionit Gradsko-Drenovë në degën 10d të Korridorit 10 panevropian.

Siç njoftuan nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklarata për mediat në orën 10:15 do të japin ambasadori Gir dhe kryeministri Kovaçevski.

"Punimet në seksionin e ri ekspres ndërmjet Gradsko-Kryqëzimit të Drenovës janë në vazhdim e sipër, duke arritur shkallën e realizimit prej 75 për qind. Seksioni i gjatë 15,5 km me 2+2 korsi do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të Rrjetit Kryesor Rajonal të Transportit të Evropës Juglindore, sqarohet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Punimet në seksionin Gradsko - Drenovë financohen në kuadër të Instrumentit për Parainkuadrim në Bashkimin Evropian dhe nga buxheti kombëtar.

"Pasi të përfundojë, seksioni do të funksionojë si pjesë e degës së 10-të të Korridorit 10 që lidh Velesin (MK) me Igumenicën (GR) nëpërmjet Prilepit, Manastirit dhe Lerinit (Via Ignacia). Përmirësimi i trafikut të brendshëm dhe ndërkombëtar do të përmirësojë flukset tregtare, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin, por edhe sigurinë e transportit. Komunat Gradsko, Rosoman dhe Prilep do të kenë përfitime të drejtpërdrejta nga përfundimi i segmentit Gradsko - Drenovë. Rrjetet e transportit ofrojnë akses në shërbimet kryesore publike, ndihmojnë në forcimin e ekonomisë në zonat e largëta, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në një cilësi më të mirë jetese", thuhet në kumtesë.

Që nga viti 2007, BE-ja ka ndërtuar 100 kilometra autostradë përgjatë korridoreve 8 dhe 10 dhe ka lidhur 60 vendbanime në 40 komuna me 64 kilometra rrugë. U rindërtuan 11 stacione hekurudhore dhe 18 ura u riparuan për ta bërë transportin më të sigurt dhe për të nxitur ekonominë.

Pas ngjarjes në Gradsko-Drenovë, njoftuan ata, ambasadori Gir do të vizitojë komunën e Radovishit, në kuadër të serisë së vizitave komunale "BE-ja me TY", të organizuara pas hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në në korrik të vitit 2022. Qëllimi i vizitave, theksojnë ata, është diskutimi i hapur me autoritetet lokale dhe qytetarët për procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe për ndikimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve.

Gjatë qëndrimit në Radovish, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e Komunës së Radovishit, Aco Ristov, anëtarë të Këshillit të Komunës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ai do të marrë pjesë edhe në debatin e kafesë me qytetarët për t'iu përgjigjur pyetjeve lidhur me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR