• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Bisedimet me partnerët e koalicionit janë në nivel të rregullt, deri në këtë moment nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare

Kovaçevski: Bisedimet me partnerët e koalicionit janë në nivel të rregullt, deri në këtë moment nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Ish kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se bisedimet me partnerët e  koalicionit në lidhje me zgjedhjet e ardhshme po zhvillohen në nivel të rregullt, mirëpo deri më tani nuk ka marrëveshje përfundimtare. Ai theksoi se po zhvillohen bisedimet, qëllimi i të cilëve është krijimi i një koalicioni mes partive politike që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion për vendin, ndërsa ajo është Maqedonia e Veriut që sa më shpejtë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

"Bisedimet me partnerët e koalicionit po zhvillohen në nivel të rregullt. Deri në këto momente nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare, që është normale sepse ende jemi në fazën ku zgjedhjet nuk janë shpallur. Mirëpo, ka bisedime, me qëllim të krijimit të një koalicioni të partive politike që kanë të njëjtat vlera ndërsa ajo është që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së, përkundër partive të tjera që mbrojnë zgjidhje alternative, gjë që ata nuk na i sqarojnë", tha sot Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Talat Xhaferi pas pranim- dorëzimit të detyrës në Qeveri.

Ndërsa kur bëhet fjalë për aktivitet të tjera operative lidhur me zgjedhjet, Kovaçevski paralajmëroi se sot në orën 18:30 do të hapet zyra promovuese e LSDM-së në rrugën "Maqedonia" në Shkup dhe potencoi se është në proces porcedura për kandidimin e kandidatëve për president të shtetit dhe kandidatëve për deputet.

"Sot në orën 18:30 do të hapet zyra promovuese në rrugën 'Maqedonia', ku do të ketë një numër të madh anëtarësh, simpatizantësh dhe qytetarë dhe ku do të mund të fillojmë aktivitetet më konkrete. Aktivitetet operative tashmë po përgatiten edhe në qytet e tjera. Procedura për kandidimin e kandidatëve për president të shtetit dhe kandidatëve për deputetë është gjithashtu në rrjedhë dhe zhvillohen sipas dinamikës së miratuar në rregulloren dhe afatin e Këshillit qendror", shtoi Kovaçevski. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR