• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski – Petkov: Vazhdimi i dialogut për zgjidhje bazohet në vlera evropiane

Kovaçevski – Petkov: Vazhdimi i dialogut për zgjidhje bazohet në vlera evropiane
Shkup, 23 maj 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në margjinat e vizitës së tij punuese në Vatikan dhe Romë, me rastin e 24 majit – Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili dhe Metodi, sot realizoi takim me kolegun e tij bullgar, Kiril Petkov, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë. “Në takimin, ku morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov realizuan bisedë konstruktive, jo vetëm për çështjet e hapura politike, por edhe për krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet tërë bota. Me këtë rast u theksua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka qëllim të qartë, që ka të bëjë me ballafaqimin me krizën, mbrojtjen e standardit të kategorive më të cënueshme të qytetarëve, përkrahjen e kompanive që të bëhen likuide dhe sigurimin e investimeve adekuate, të cilat do ta inicojnë rritjen ekonomike”, thuhet në kumtesë. Në takimin, kryeministrët Kovaçevski dhe Petkov, nga ministrat resorë u informuan për bisedat në nivel ministror, për çka u pajtuan se nevojitet që të njëjtat të vzhdojnë me qëllim që të arrihet deri te dokumenti, i cili do të ishte i pranueshëm për të dy shtetet dhe do të mund të paraqesë bazë për zgjidhje, e cila do të mund të ndahet me institucionet në të dy shtetet. “Takimi u shfrytëzua edhe për bisedë lidhur me nevojën për vazhdimin e dialogut për zhbllokimin e procesit për hapje të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me kryeministrin Petkov, tha se për të dy vendet përfitimi më i madh është që procesi i aderimit të zhbllokohet me zgjidhje të bazuara në vlera evropiane, të përkrahura dhe pranuara nga të dy palët me respektimin e dinjitetit të qytetarëve”, thuhet në kumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR