• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Është duke u hartuar ligji për pagat me të cilin do të rregullohen edhe pagat e të zgjedhurve

Kovaçevski: Është duke u hartuar ligji për pagat me të cilin do të rregullohen edhe pagat e të zgjedhurve

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Ligji për paga me të cilin do të rregullohen edhe pagat e funksionarëve dhe personave të zgjedhur është duke u hartuar, konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u rritën pagat e funksionarëve kanë kaluar 4 muaj e gjysmë dhe ligji është në fazën e hartimit. Qeveria u qas  ndaj hartimit të ligjit për pagat i vili do të duhet ta rregullojë pagën më të lartë në shtet dhe në përputhje me kriteret përkatëse t'i rregullojë edhe pagat e tjera. Bëhet fjalë për një ligj jashtëzakonisht kompleks për të cilin duhet të konsultohen edhe ata që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv", tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së  gazetarëve gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Data Masters” në Shkup. 

 Porositi se në prill të këtij viti funksionarët vetë nuk i rritën pagat, por u harmonizuan me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Pagat e 44 anëtarëve të Qeverisë, kryetarëve të komunave, deputetëve, gjykatësve, prokurorëve,... paraprakisht ishin ngrirë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, për çfarë Gjykata Kushtetuese e atëhershme asnjëherë nuk ka diskutuar. Gjykata  aktuale ka debatuar dhe tha se është e paligjshme ngrirja e pagave, sepse ka ardhur në një situatë ku ministri i Financave dhe presidenti i shtetit të kenë pagë më të ulët se një sekretareshë  në AKE ose drejtor i një ndërmarrje publike", theksoi Kovaçevski. 

 Theksoi se këtë e ka parë edhe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ka iniciuar miratimin e ligjit për pagat, ndërsa motiv e ka pasur faktin se ka vërejtur se pozicioni i drejtorit në një ndërmarrje publike apo pozita e një sekretari në një agjenci rregullatore ka paga më e lartë se presidenti i shtetit, që sipas tij është e palejueshme.

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR