• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Çështja e apanazhit është diçka që nuk mund të komentohet, është zgjidhje ligjore

Kovaçevski: Çështja e apanazhit është diçka që nuk mund të komentohet, është zgjidhje ligjore

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Çështja e apanazhit është diçka që nuk mund të komentohet, është zgjidhje ligjore. Gjithashtu u konfirmua se akuzat e opozitës se kam biznese dhe kompani të mia janë të rrejshme, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.

"Unë isha kryetar i Qeverisë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe kam kryer detyrat e mia konform me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, konform me Ligjet e Qeverisë dhe konform Ligjit për zgjedhje dhashë dorëheqje në mënyrë që të gjitha vendimet që janë marrë më pas për pagat e zyrtarëve që kanë që kanë kryer funksione të tilla janë marrë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Kuvendit. Konsideroj se të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe pikërisht si pasojë e respektimit të ligjeve të tilla kemi një rritje të pagës minimale me një përqindje të madhe më shumë se në vitin 2016/2017 dhe kemi rritje të pagës mesatare. Pra, ajo është diçka që nuk mund të komentohet, është një zgjidhje ligjore", ka thënë Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve lidhur me kërkesën për apanazh, pas vizitës në kompaninë Kiel Maqedoni SHPKNJP në Zhelinë.

Ai sqaron se ishte akuzuar se kishte kompani dhe firmat të veta, diçka që opozita e ka theksuar vazhdimisht, por thotë se është vërtetuar se ka qenë gënjeshtër dhe se ai nuk ka kompani të veta dhe as biznese të veta.

Kovaçevski po ashtu theksoi se nuk është e vërtetë që edhe me dorëheqjen apo shkarkim, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk pason apanazh.

Për mundësinë e heqjes së apanazhit, ai vlerëson se kjo duhet parë në Kuvend, por se i takon apanazhi nëse dikush ka kryer një funksion shoqëror apo ndonjë funksion tjetër.

"Unë konsideroj se nëse dikush ka kryer funksion shoqëror apo ndonjë funksion tjetër, atëherë duhet të ketë apanazh që të mund të përdorë një periudhë të caktuar kohe për ta drejtuar karrierën e tij në diçka tjetër. Nëse pyet drejtorin e një kompanie private, kur punon në kompani private në pozicione të emëruara, atëherë pasojnë edhe detyrime të tilla kontraktuale në të cilat jepet një periudhë e caktuar që karriera të riorientohet në një drejtim tjetër. Pra, nuk do të doja të bëja deklarata populiste se diçka nuk duhet bërë sepse i referohet shumë zyrtarëve të zgjedhur dhe të shkarkuar. Për shembull, ka njerëz që ulen katër vjet në Kuvend dhe pas kësaj nëse nuk janë në Kuvend duhet ta transferojnë karrierën në një fushë tjetër", shpjegon kryetari i LSDM-së Kovaçevski. qa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR