• e diel, 01 shtator 2024

Kostadinovska Stojçevska për MIA-n: Më 13 korrik tre vendet nga Ballkani i Hapur do të prezantohen bashkërisht përmes artit në Paris

Kostadinovska Stojçevska për MIA-n: Më 13 korrik tre vendet nga Ballkani i Hapur do të prezantohen bashkërisht përmes artit në Paris

Beograd, 22 qershor 2023 (MIA) - Iniciativa "Ballkani i Hapur" në sferën e kulturës filloi të martën në Beograd me realizimin e gala koncertit të Zubin Mehtës në shënimin e njëqindvjetorit të Filarmonisë së Beogradit dhe në prani të ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, pas së cilës do të vijojë paraqitje si mysafire në Tiranë dhe më 24 qershor në Shkup.

Korrespondenti i MIA-s në Beograd, me këtë rast ka zhvilluar intervistë me ministren Kostadinovska Stojçevska për Ballkanin e Hapur në sferën kulturore, për realizimin e deritanishëm dhe projektet e ardhshme, çfarë do të thotë kjo për kulturën, vizitën në Operën dhe Baletin në Beograd javën e ardhshme, pjesëmarrja e përbashkët e tre vendeve në nivelin më të lartë përmes artit më 13 korrik në Paris.

"Ne tashmë jemi duke përgatitur aktivitetin e parë madhor ku tre vendet nga Ballkani i Hapur do të prezantohen përmes artit në Republikën e Francës, në Paris më 13 korrik. Ky proces është në fazën e avancuar të organizimit, atje do të jenë të pranishëm dy kryeministrat dhe presidenti i Republikës së Serbisë, do të marrim pjesë edhe ne, ministrat e Kulturës, që do të thotë se kjo do të jetë një ngjarje e nivelit më të lartë në zemër të Francës, ku arti gjithmonë ka prioritet para të gjitha aktiviteteve tjera", ka thënë ministrja për MIA-n.

Më poshtë ju përcjellim intervistën me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska me video-material:

Përfitimet e Ballkanit të Hapur në sferën ekonomike janë të njohura. Po flasim për Ballkanin e Hapur në aspektin kulturor. Cilat janë përfitimet e kësaj mënyre të bashkëpunimit?

"Përfitimet nga shkëmbimi kulturor me këtë janë në nivel edhe më të lartë, dhe kjo është ndjenja e emocionit sa herë që këto tre vende nga Ballkani i Hapur janë bashkë, kur prodhojmë së bashku, kur kemi shfaqje të përbashkëta teatrale, kur kemi të ftuar, kjo është ajo që qytetarëve u jep një lloj pasurie të veçantë kulturore dhe shpirtërore dhe na jep ndjenjë uniteti. Pra, krahas kësaj lëvizje të punonjësve të kulturës, krahas këtij shkëmbimi përvojash dhe artit, fitojmë atë ndjesi se jemi bashkë dhe paraqesim një komunitet që duhet të ecë përpara.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, tashmë janë realizuar disa projekte në kuadër të qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Kështu, përmes Panairit të Verës Ballkani i Hapur tre vendet kanë filluar të performojnë së bashku në manifestime mëdha në Evropë dhe botë.

A ka plane për Ballkanin e Hapur në sferën kulturore, për pjesëmarrje të përbashkët në Evropë dhe prezantim të përbashkët të trashëgimisë kulturore, vlerave dhe arritjeve?

"Tashmë jemi duke përgatitur aktivitetin e parë madhor ku të tre vendet nga Ballkani i Hapur do të prezantohen përmes artit në Republikën e Francës, në Paris më 13 korrik. Ky proces është në fazën e avancuar të organizimit, atje do të jenë të pranishëm dy kryeministrat dhe presidenti i Republikës së Serbisë, do të marrim pjesë edhe ne, ministrat e kulturës, që do të thotë se kjo do të jetë ngjarje e nivelit më të lartë në zemër të Francës, ku arti ka gjithmonë ka prioritet para të gjitha aktiviteteve të tjera.

Në gjithë këtë bashkëpunim në kuadër të Ballkanit të Hapur këtë vit, për një event të tillë, na doli në ndihmë Republika e Serbisë duke vënë në dispozicion Qendrën e saj kulturore në Paris. Kjo do të thotë se Qendrat kulturore dhe informative që kemi në Tiranë dhe së shpejti edhe këtu në Beograd, do të jenë një tjetër mbështetje e madhe, jo vetëm për promovimin e kulturës sonë, por edhe për promovimin e nismës Ballkani i Hapur. Shpresoj se këto iniciativa sa më shpejt të riaktivizohen dhe këto shembuj pozitivë, siç ishim dëshmitarë mbrëmë, do të jenë një nxitje për të gjithë artistët, për iniciativa, se si ta zhvillojmë më tej dhe si të ndihmojmë edhe ne si Ministri e Kulturës dhe qeveria që ky bashkëpunim të marrë një nivel tjetër më të lartë.

Oliver Brankoviq

Foto: MIA

Video dhe montazh: Andrej Brankoviq

https://youtu.be/NtVf2bHSHXI

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR