• e premte, 22 nëntor 2024

Nesër koordinim i grupit parlamentar të LSDM-së për interpelancën e Gashit

Nesër koordinim i grupit parlamentar të LSDM-së për interpelancën e Gashit

Shkup, 1 shtator 2024 (MIA) - LSDM-ja nesër do të ketë koordinim me grupin parlamentar në të cilën do të marrë qëndrim për interpelancën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Siç deklaroi sot lideri i LSMD-së, Venko Filipçe, koordinimi duhet të mbahet rreth orës 10.

"Do të lejoni që ky të mos jetë qëndrimi im personal, por i grupit parlamentar, ka theksuar Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të organizuar nga partia e tij për ngritjen e pagave të mësimdhënësve.

Kuvendi më 3 shtator e caktoi seancën në rendin e ditës të së cilës është interpelanca e Gashit, e dorëzuar nga deputetët e të Majtës. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR