• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Koshta: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Koshta: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Bruksel, 4 dhjetor 2024 (MIA) - E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, theksoi mbrëmë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta pas darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor. 

"Të punojmë që kjo të ndodhë", tha Koshta në rrjetin social X, duke shtuar se ky është një mesazh që ai së bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kaja Kalas dhe komisaren për zgjerim, Marta Kos e dhanë në darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Një burim anonim theksoi se Koshta dhe liderët e Ballkanit Perëndimor biseduan për ngjarjet më të reja në rajon dhe kontekstin më të gjerë evropian, si dhe mënyrën më të mirë për të mbështetur partnerët për t'u afruar me BE-në dhe për të bërë përparim në procesin e aderimit.

"Koshta i ftoi gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në darkën joformale gjatë kohës kur BE-ja ka filluar ciklin e ri të liderëve dhe agjendën e re strategjike, me zgjerimin si prioritet gjeostrategjik", theksoi burimi anonim.

Më 18 dhjetor në Bruksel do të mbahet Samiti BE - Ballkani Perëndimor. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR