Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, ndërsa Shqipëria në vitin 2029
- Komisarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në panelin e sotëm mbi zgjerimin e BE-së në Forumin Strategjik të Bledit, deklaroi sot se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.
- Post By Sara Ademi
- 20:53, 1 shtator, 2025
Lubjanë, 1 shtator 2025 (MIA) - Komisarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në panelin e sotëm mbi zgjerimin e BE-së në Forumin Strategjik të Bledit, deklaroi sot se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.
"Për mua, procesi i zgjerimit sot është një lloj bashkimi i Evropës, të ngjashëm me të cilin nuk kemi pasur në histori", theksoi Kos.
Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e sipërfaqes së territorit apo të numrit të banorëve, por edhe me mbrojtjen nga ndikimet e jashtme.
"Po bëjmë përparim me Malin e Zi dhe është e mundur, nëse në vitin 2026 përfundojmë pjesën teknike të negociatave në vitin 2028 Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së", theksoi Kos duke shtuar se Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2029.
Përderisa kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor ta shfrytëzojnë "dritaren e hapur" për hyrje në Union. Sipas tij dritarja është e hapur me luftën në Ukrainë. sa/
foto: EPA