• e shtunë, 06 korrik 2024

Koreja e Jugut i bëri thirrje Kinës të luajë një rol konstruktiv në përballjen me kërcënimet e Koresë së Veriut

Koreja e Jugut i bëri thirrje Kinës të luajë një rol konstruktiv në përballjen me kërcënimet e Koresë së Veriut

 Seul, 15 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve Jashtme i  Koresë së Jugut, Park Xhin, i bëri thirrje Kinës që të luajë një rol konstruktiv në trajtimin e kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Ministri këtë thirrje e bëri gjatë një takimi me ministrin kinez të  Punëve të Jashtme Vang Ji në margjinat e takimit të Asociacionit së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, pasi Pheniani këtë javë lëshoi ​​një raketë balistike ndërkontinentale.

 Park Xhin shprehu pakënaqësi të thellë për lëshimin e raketës.

 “Është në interes të përbashkët të Seulit dhe Pekinit që Koreja e Veriut të ndalojë me provokimet dhe t'i kthehet dialogut”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të ministrit të Koresë së Jugut.

 “Ministri Park theksoi se është më e rëndësishme se kurrë që pala kineze të luajë një rol konstruktiv në paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean”, shtohet në kumtesën e e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR