• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kop në takim lamtumirës tek Kocevski: Shpeshherë ishte frustruese të punohet këtu

Kop në takim lamtumirës tek Kocevski: Shpeshherë ishte frustruese të punohet këtu

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Deficiti i kuadrove, buxheti i pamjaftueshëm për punën e Prokurorisë dhe efektet e ndryshimeve të fundit në Kodin penal, kane qenë temat të cilët kanë diskutuar sot prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski dhe ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop.

Siç kumtoi Prokuroria publike, Kocevski e priti ambasadorin për vizitë lamtumirës për ta falënderuar për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë mandatit të tij për arritjen e standardeve evropiane në vendin tonë në shumë fusha kyçe, veçanërisht në gjyqësor.

"Ishte kënaqësi të jetoja në këtë vend përderisa zgjati mandati im, por shpesh herë ishte dhe frustruese të punoja këtu", potencoi ambasadori holandez mandati i të cilit përfundon në gusht, duke përmendur kulturën e korrupsionit e cila përshkon çdo pore të shoqërisë dhe e cila krijon mosbesim të plotë në institucionet në sistem.

Jan Kop dhe Kocevski shkëmbyen mendime edhe për planet për reforma në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik.

"Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja që marrim nga Hollanda për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, por dhe ndihma e ekspertëve për reforma dhe për forcimin e kapaciteteve dhe efikasitetit të Prokurorisë publike. Miqtë e vërtetë nuk janë ata që ju bëjnë lajka me fjalë të bukura, por ata që me kritika të hapura duan t'ju inkurajojnë të përparoni. Pikërisht këtë mik e ka tek ju Prokuroria publike dhe vendi ynë në ju", tha Kocevski.

Ai e njohu ambasadorin holandez me hapat dhe aktivitetet e ndërmarra që nga fillimi i mandatit si prokuror publik i shtetit për të rikthyer besimin e publikut, por dhe me problemet me të cilat po përballet institucioni. rq/

Foto: PPRMV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR