Kongresmenët i kanë bërë thirrje administratës së Bajdenit që t'i forcojë sanksionet e energjisë kundër Rusisë
- Anëtarët e Komitetit për Shërbime Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërguan sot letër Shtëpisë së Bardhë me propozim që të forcohen sanksionet energjetike kundër Rusisë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:03, 22 dhjetor, 2023
Uashington, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Anëtarët e Komitetit për Shërbime Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërguan sot letër Shtëpisë së Bardhë me propozim që të forcohen sanksionet energjetike kundër Rusisë.
"I drejtohemi administratës së Bajdenit dhe në thirrjen tentojmë që të ndërmerren masa për kufizimin e të ardhurave të Moskës nga valuta e fortë, që të ndalohet skema e dështuar me kufizimin e çmimit të naftës dhe të vendosen sanksione gjithëpërfshirëse të energjisë kundër Rusisë" thuhet në thirrje e kongresmenëve.
Sipas letrës, nga momenti i kufizimit të çmimit të naftës ruse, eksporti i naftës së papërpunuar deri më tani i kanë sjellë Rusisë 250 miliardë dollarë, në këtë rast vetëm Kina ka importuar naftë dhe produkte nafte ruse në vlerë prej 57 miliardë dollarë. Si rezultat i këtyre hyrjeve rekord në buxhetin rus Kremlini planifikon të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes vitin e ardhshëm.
"Kufizimi i çmimeve të naftës ndihmoi që ajo të bëhet e mundur", deklaruan kongresmenët.
Nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare kërkuan hartimin e një embargoje të përgjithshme për burimet energjetike ruse, sepse skema ruse e kufirit të çmimit të naftës nuk po funksionon dhe t'i japë Ukrainës ndihmën që të mund të fitojë. rq/