• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Konferenca rajonale "Së bashku udhëheqim: Tërinjtë janë forcë e Ballkant"

Konferenca rajonale

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Konferencë rajonale "Së bashku udhëheqim: Të rinjtë janë forcë e Ballkanit", mbahet sot në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup. Bëhet fjalë për konferencë që është organizuar së bashku me tre partnerë nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia, të mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. 

"Duam që përmes kësaj konference të ofrojmë platformë ku të rinjtë të bashkohen së bashku, të flasin për sfidat me të cilat përballen dhe të bëjnë thirrje për veprim në të gjitha fushat që i gjetën, ku e gjetën veten më të prekurit që ata mendojnë se janë më të rëndësishmit. Këto janë fushat e shëndetësisë, shërbimeve konfidenciale falas të shëndetit mendor miqësor për të rinjtë, shëndetit riprodhues, arsimit të arritshëm për të gjithë të rinjtë në vend, po edhe për të margjinalizuarit, politikat e punësimit të të rinjve, si dhe politikat e mjedisit jetësor që përfshijnë të rinjtë si kreatorët e tyre, tha Dragana Karovska Çemerska, nga HERA, Asociacioni për Edukimin Shëndetësor dhe Hulumtim.  

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, theksoi se kjo konferencë është e rëndësishme jo vetëm për shkak të temës që do të diskutohet sot, por edhe për shkak të angazhimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur, ku të rinjtë do të përfshihen më shumë në procesin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes.

"Të gjithë e dimë që Ballkani ka histori të pasur, traditë të pasur, por kemi edhe sfida para nesh. Të gjithë e shohim se çfarë po ndodh në botë. Ndryshimi i klimës, migrimi, pabarazia, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, të gjitha këto sfida, duhet t'i trajtojmë së bashku dhe me pjesëmarrje më aktive të të rinjve. Ne do të dalim me një plan konkret veprimi, pasi duke shkëmbyer ide, përvoja, ne mund të përballemi me sfida të tilla", theksoi ai.

 

Ambasadori i Republikës Çeke në vend, Jaroslav Ludva, shprehu kënaqësinë që është këtu me mbështetje për këtë konferencë.

“Ne duhet të jemi gjithmonë për të rinjtë, janë të rinjtë ata që janë e ardhmja e vendit tonë”, nënvizoi ambasadori.

 

Ron Gjinovci, partneri nga Kosova, nga organizata Orka, falënderoi HERA-n për iniciativën për të thirrur të gjitha organizatat nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia, në mënyrë që të organizohet dhe të flitet për të rinjtë.

"Dhe jam i lumtur që jemi të gjithë këtu së bashku në rajon për të diskutuar këtë situatë të të rinjve në vendimmarrje, sepse rajoni i Ballkanit Perëndimor varet shumë nga angazhimi i të rinjve në qëndrimin politik," tha Ginovci.

Davorin Tërpeski, Dekan i Fakultetit Maematiko-Natyror në UKM, theksoi se ky është një institucion i arsimit të lartë në të cilin arsimohen rreth 1.500 të rinj në të tre ciklet dhe një pjesë e madhe e tyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë konferencë rajonale.

"Dhe konsideroj se ata do të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve dhe promovimin e aktiviteteve të bëra nga organizata HERA dhe partnerët e saj", tha Tërpeski.

Migen Çiraxhi, drejtori i organizatës nga Shqipëria, "Rezistenca civile", e cila është partnere në këtë projekt rajonal, theksoi se të rinjtë duhet të kthehen në proceset demokratike, të luajnë një rol më të madh.

Aktivisti rinor Borjan Eftimov nënvizoi se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Serbi, ndajnë një realitet të ngjashëm ose të njëjtë.

 "Nga njëra anë kemi të rinjtë që jetojnë me probleme të ngjashme, nga ana tjetër kemi elitat politike, oligarkinë, që gëzojnë përfitime të ngjashme. Problemet janë të njëjta, kundërshtarët janë të njëjtë dhe ndoshta përmes diskutimit mund të dalim me disa propozime, zgjidhje ose të paktën bashkëpunim që do të na lejojë të jetojmë këtu, në këtë rajon, sepse besoj se të gjithë duam të qëndrojmë këtu, në këtë rajon. Kjo është e mundur vetëm nëse jemi proaktivë dhe veprojmë së bashku, sepse nëse jemi të ndarë, nëse nuk i shkelim kufijtë kombëtarë etnikë, nëse nuk diskutojmë se si t'i zgjidhim problemet e përbashkëta, nuk do të gjejmë zgjidhje. Si elitat politike ashtu edhe ato ekonomike do të vazhdojnë të na shfrytëzojnë, e ne do të ekzistojmë ose do të shpërngulemi", tha Eftimovi.

Në kuadër të konferencës rajonale, do të miratohet deklaratë e përbashkët për pjesëmarrjen e të rinjve dhe zhvillimin e politikave miqësore që punojnë drejt mirëqenies së të rinjve.

“Qëllimi i ngjarjes është të ofrojë një platformë solide për bashkimin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, të flasë për situatën dhe sfidat dhe të bëjë thirrje për dialog, në të cilin ata do të jenë partnerë të barabartë në vendimmarrje, me qëllim arritjen e qasjes së plotë në arsim cilësor dhe mundësi punësimi, gëzimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse shëndetësore pa përjashtim, zhvillimin e jetës kulturore dhe veprimet klimatike të zhvilluara seriozisht për një të ardhme të qëndrueshme”, njoftuan organizatorët.

Konferenca është pjesë e projektit rajonal "Forcimi i të rinjve për një të ardhme demokratike dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor", mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, dhe zbatuar nga HERA – Shoqata për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim - Maqedonia e Veriut, Qendra për Politikat e Popullsisë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - IPPF Serbi, Organizata për Promovimin e Cilësisë së Arsimit (ORKA) - Kosovë dhe "Rezistenca civile" - Shqipëri.bd/nd/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR