• e martë, 11 mars 2025

Konferenca Rajonale "Përparimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor - me fokus të natyrës dhe klimës"

Konferenca Rajonale

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - “Përparimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – me fokus të natyrës dhe klimës”, është titulluar konferenca rajonale që sot do të hapet në Shkup, bashkëorganizuar nga Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) dhe Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Siç njoftuan nga Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrode (ECARO), konferenca do të shënojë vazhdimin e nismës rajonale ADAPT 2.0- Zgjidhje të bazuara në natyrë për zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe nisja e projektit rajonal "Gjelbërimi i Ballkanit Perëndimor", të dyja nga ICUN. Këto iniciativa janë krijuar për të mbështetur zbatimin e shtyllës së Natyrës dhe biodiversitetin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, për forcimin e partneritetet, për nxitjen e bashkëpunimit rajonal për biodiversitetin dhe qëndrueshmërinë klimatike dhe për përmirësimin e zbatimit të zgjidhjeve të bazuara të natyrës në rajon.

Është paralajmëruar se në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit publik, komunitetit të donatorëve, organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, akademia dhe organizatat e shoqërisë civile, duke ofruar një platformë për të mësuar për dy projektet dhe aktivitetet e planifikuara, shkëmbimin e ekspertizës dhe diskutimin e hapave të ardhshëm në avancimin e ruajtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ngjarjen do ta hapë dr. Oliver Avramoski, drejtor i Zyrës Rajonale të IUCN për Evropën Lindore dhe Azisë Qendrore (ESCARO), Matijas Humenberger, zëvendësshef i misionit nga Ambasada austriake Shkup dhe Marija Melbing, përfaqësuese e Agjencisë suedeze e bashkëpunimit për zhvillim ndërkombëtar (Sida). qa/

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR