Konferencë parlamentare "E ardhmja e transportit" në Prishtinë
- - Deputetët nga Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Maria Georgievska, Ollga Llozanovska dhe Berat Ajdari sot dhe nesër do të marrin pjesë në konferencën parlamentare në temë "E ardhmja e transportit", që mbahet në Prishtinë.
- Post By Fitore Curri
- 07:50, 3 nëntor, 2023

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Deputetët nga Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Maria Georgievska, Ollga Llozanovska dhe Berat Ajdari sot dhe nesër do të marrin pjesë në konferencën parlamentare në temë "E ardhmja e transportit", që mbahet në Prishtinë.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, qëllimi i konferencës është që komisionet parlamentare të diskutojnë për të ardhmen e transportit dhe tranzicionin në lidhje me nevojën e ulët të gjurmëve të karbonit.
Në konferencë është paraparë që të diskutohet për mbrojtje të mjedisit jetësor në drejtim të qëndrueshmërisë, transportit të pastër dhe lëvizshmërisë së mençur. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s