• e martë, 25 qershor 2024

Konferencë me temë "Mësimi i zgjuar për rritjen e produktivitetit: Rruga e Lean Six Sigma"

Konferencë me temë

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Në kuadër të aktivitetit të USAID Parteneritet për rritje ekonomike, në bashkëpunim me Smart Learning Factory - Shkup, sot do të mbahet konferenca me temë "Mësimi i zgjuar për rritjen e produktivitetit. Rruga e Lean Six Sigma".

Në mënyrë shtesë, ashtu siç informojnë organizatorët, në konferencë do të promovohen edhe pjesëmarrësit nga cikli i parë i trajnimit, që kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe kanë zbatuar pilot projekte në kompanitë e tyre.

Drejtoresha e zyrës së USAID-it, Xheri Dajbëll dhe profesori i rregullt i Inxhinierisë Mekanike pranë Fakultetit në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, dr. Robert Minovski, do të ketë fjalim përshëndetës, ndërsa në manifestim do të drejtohet edhe menaxheri i Smart Learning Factory - Shkup, profesori i rregullt pranë Fakultetit e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, dr. Bojan Jovanovski. rq/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR