• e mërkurë, 03 korrik 2024

Koncert i Xhibonit këtë të shtunë në QS "Jane Sandanski"

Koncert i Xhibonit këtë të shtunë në QS

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Më 17 shkurt, të shtunën, në QS "Jane Sandanski" në Shkup koncert do të mbajë kantautori Zllatan Stipshiq - Xhiboni, ndërsa zyrtarisht mysafir do të jetë Vllatko Stefanovski.

"Koncerti mund të quhet ekskluziv dhe madje intim sepse Xhibo vjen në sallë si 'Jane Sandanski' pas dy arenave të shitura në Zagreb dhe dy arenave të shitura 'Shtark' në Beograd, ku u pa nga gati 80.000 vizitorë. Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se në koncertin e Xhibonit zyrtarisht do të jetë edhe kitaristi ynë legjendar Vllatko Stefanovski, e kështu sigurisht edhe nikoqiri i tij, si artisti ynë eminent", njoftuan organizatorët nga "Produksioni Avalon".

Biletat për koncertin janë në shitje onllajn në „ticketx.mk“ dhe në rrjetin e shitjes „ticketx“ në mbarë vendin. fc/

Fotografia: Produksioni Avalon

 

QËNDRONI TË LIDHUR