Komunikacioni vende-vende nëpër rrugë të lagështa
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:27, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM.
Nga data 15 nëntor të vitit 2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në makina, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, ndërsa nga e njëjta datë i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve është aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë.
Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: Arkivi i MIA-s