Komunikacioni po zhvillohet në kushte të dimrit, ndalesë për kamionë ka në Mavrovë në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit
- Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet rrjedhshëm në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta me mbetje të borës në rrugë. Borë me intensitet të dobët ka nëpër tërë Maqedoninë perëndimore, përderisa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:03, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet rrjedhshëm në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta me mbetje të borës në rrugë. Borë me intensitet të dobët ka nëpër tërë Maqedoninë perëndimore, përderisa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi.
Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese ka në qafën malore Mavrovë. Në drejtimin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin f.Lisec - Kodër e Diellit, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore, përkatësisht zinxhirëve.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
NP Rrugët e Maqedonisë, me mekanizimin e plotë të disponueshëm dhe fuqinë punëtore është përfshirë në pastrimin e rrugëve pas reshjeve të rrëmbyeshme në viset perëndimore dhe lindore. Siç kumton ndërmarrja publike, gjithashtu në dispozicion janë edhe ndërmarrjet me të cilat ata bashkëpunojnë, në mënyrë që të përballen me kohë me sasitë e borës.
Në disa drejtime rrugore të cialt kalojnë nëpër gryka dhe qafa malore është e mundur paraqitja e shembjeve.
Komunikacioni drejt Ponikvës dhe drejt f. Beli po zhvillohet pa pengesa, nëpër një korsi. Nga ana e qytetarëve është paralajmëruar se vetëm deri tek deponia do të lëshohen automjete nga NP Ujësjellësi Koçan, por jo edhe automjete nga komuna tët jera.
NP Rrugët e maqedonisë dhe LAMM bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të kalueshme të gjitha drejtimet rrugore. ab/
Foto: МIА Arkivi