Më së ftohti në Berovë -13 gradë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit
- Sot në mëngjes më së ftohti me -13 gradë Celsius të matura në Berovë, ndërsa më së ngrohti me 1 gradë të matur në Kodrën e Diellit.

Shkup, 19 janar 2025 (MIA) - Sot në mëngjes më së ftohti me -13 gradë Celsius të matura në Berovë, ndërsa më së ngrohti me 1 gradë të matur në Kodrën e Diellit.
Sipas të dhënave të DPHM-së, -8 gradë janë matur në Kriva Pallankë, -6 në Manastir dhe Prilep, -5 në Vinicë dhe Hanet e Mavrovës, -3 në Tetovë dhe Shtip, -2 në Shkup-Petrovec, Strumicë. Veles, Kavadar, Shkup - Zajçev Rid, Ohër dhe Pretor, -1 në Demir Kapi, dhe 0 gradë Celsius në Gjevgjeli dhe Krushevë.
Lartësia e shtresës së dëborës në orën 7 ishte 52 centimetra në Kodrën e Diellit, 45 në Hanet e Mavrovës, 18 në Manastir, 11 në Tetovë, 8 në Demir Kapi, 7 në Shtip dhe Berovë, dhe 2 centimetra në Kriva Pallankë.
Paraditen e sotme është ftohtë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Temperatura maksimale në luginat me mjegull deri 4, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të lëvizë nga 2 deri në 12 gradë.
Në Shkup, paradite ftohtë me mjegull, gjatë ditës me diell dhe qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s